AKTIVITET TRAJNUES: “Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në gjykim.” - 10 shkurt 2026

Shkolla e Magjistraturës, më datë 10 shkurt 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në gjykim. Rasti i normave të shfuqizuara që presin miratimin nga ligjvënësi", pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga: 
Ekspertë: Artur Kalaja dhe Arbena Ahmeti
Lehtësuese: Ejona Lazellari
Qëllimi i këtij trajnimi është:. Trajtimi i problematikave të hasura në praktikën gjyqësore të zbatimit të Vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me boshllëkun ligjor, dhe fuqinë prapavepruese.  
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Zbatimi i Vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në aspektin civil; Raste të praktikës gjyqësore
  • Zbatimi i Vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në aspektin administrativ; Raste praktike të Kolegjit Administrativ;

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë shteti të Republikës së Shqipërisë.